Do të ishte për të ardhur keq nëse Bullgaria bllokon procesin e pranimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashki
Bashkimi Evropian, vlerëson diplomati amerikan James Pardew, ish-ambasador në Sofje dhe një nga ndërmjetësit në bisedimet e Marrëveshjes së Ohrit.
“Unë e di që është joshëse për Bullgarinë të përpiqet të përdorë pozicionin e saj si anëtare e Bashkimit Evropian, ndërsa Maqedonia e Veriut po përpiqet të fitojë anëtarësimin. Por nuk jam i sigurt nëse ia vlen të krijohet armiqësi midis qeverive të dy vendeve dhe popujve të tyre”, tha Pardew në intervistë për emisionin “E shtuna 150” në “BNT” të Bullgarisë.
Pardew thotë se interesi kombëtar i Bullgarisë është që Maqedonia e Veriut të jetë anëtare e NATO-s dhe Bashkimit Evropian dhe kjo është arsyeja pse Sofja duhet të punojë ngushtë me Shkupin.
“Kryeministri i Maqedonisë së Veriut është një njeri shumë progresiv. Ai kishte guximin të arrinte një marrëveshje me Greqinë mbi mosmarrëveshjen për emrin. Jam shumë i impresionuar nga ai. Bëri një punë shumë të mirë për vendin e tij. Do të ishte për të ardhur keq për Bullgarinë të ndalonte procesin e pranimit të vendit në BE për shkak të historisë dhe gjuhës së saj. Mbi të gjitha, ne gjithashtu flasim anglisht, por nuk kemi dëshirë t’i imponohemi Anglisë.
Ai shtoi se shkencëtarët po debatojnë për shekuj. Le ta mbarojnë punën e tyre. Ka mënyrë për ta bërët atë, të dyja palët kanë shumë gjëra të përbashkëta.
“Jam i shqetësuar për këtë bllokadë”, tha Pardew./Telegrafi/
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend