Parashikimi i motit, temperatura të larta edhe në Maqedoni

09:52 | 8 Korrik 2017
arbresh.info

Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell dhe i ngrohtë. Do të ketë edhe vranësira lokale, ndërsa do të fryejë edhe erë e lehtë nga drejtime të ndryshme.

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 12 deri 19 gradë Celsius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 28 deri 38 gradë Celsius.

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm me temperaturë të mëngjesit deri 17 gradë, ndërsa ditore deri 36 gradë Celsius.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme