Parashikimi i motit për Maqedoni

08:20 | 21 Gusht 2017
Arbresh.info

Moti sot në Maqedoni do të jetë i ndryshueshëm dhe jo stabil, me reshje të pakta të shiut. Temperatura e ditës do të lëvizë prej 20 deri 29 gradë celsius.

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm me temperaturë ditore deri 26 gradë celsius, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nesër do të fryjë erë e fortë, por do të fillojë periudha e stabilizimit të motit dhe rritjes së temperaturave.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme