Google ADS

Parashikimi i motit në Maqedoninë e Veriut

08:13 | 27 Mars 2021
Arbresh.info

Moti në mëngjes do të jetë i kthjellët dhe ftohtë me temperatura negative. Gjatë ditës kryesisht do të jetë me diell dhe me erë të dobët nga drejtimi jugperëndimor.

Kah fundi i ditës vranësira do të rritet. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -6 deri në 0 gradë Celsius, ndërsa temperatura maksimale prej 10 deri në 18 gradë Celsius.

Në Shkup, mot me diell me erë të dobët jugperëndimore. Temperatura minimale do të bie deri në -3 gradë Celsius, ndërsa temepratura maksimale do të arrijë deri në 14 gradë Celsius.

Në ditët në vijim moti do të jetë kryesisht stabil dhe më i ngrohtë me rritje të temperaturës së ajrit. Reshje lokale të dobëta të shiut priten të mërkurën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme