Parashikimi i motit në Maqedoni

10:03 | 26 Janar 2019
Arbresh.info

Moti në Maqedoni do të jetë i ndryshueshëm me vranësira në disa vende me reshje të borës, ndërsa vetëm në pjesët juglindore do të ketë reshje të shiut. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar veriore dhe në disa vende do të ketë paraqitje të borës.

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej minus gjashtë deri në dy, ndërsa ajo ditore prej minus dy deri në tre gradë.

Në Shkup do të ketë mot të ngjashëm, të ndryshueshëm dhe me vranësira me reshje të dobëta të borës. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar veriore. Temperatura e mëngjesit do të bie deri në minus dy, ndërsa ajo ditore do të arrijë deri në zero gradë.

Të dielën moti do të jetë kryesisht me diell me temperatura të ulëta të mëngjesit, ndërsa valë të re të reshjeve të shiut do të ketë të hënën pasdite.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme