Nëse edhe këtë vit nuk ka progres në drejtim të zgjerimit të BE-së në vendet e Ballkanit Perëndimor, ideja për Ballkan evropian do të zbehet, tha sot zëvendës kryeministri për Çështjet Evropiane, Nikolla Dimitrov.
Dimitrov tha se ky vit shënon dy dekada nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, të cilën Maqedonia e nënshkroi e para në rajon.
“Pas nesh ishte Kroacia, e cila këtë vit shënon tetë vjet anëtarësim ndërsa ne nuk kemi filluar procesin e anëtarësimit. Me të gjitha të metat dhe papërsosmëritë tona, ne po shkojmë përpara, siç tregoi dje raporti i Freedom House. Kemi zgjidhur një problem që është vështirë të zgjidhet dhe nëse këtë nuk e njeh BE, madje edhe fqinjët tanë, atëherë e gjithë e ardhmja evropiane në Ballkan do të zbehet.
Ne do të jemi gjithnjë e më pak në gjendje të bindim qytetarët se kjo është reale dhe e realizueshme dhe se duhet t’u besojmë fjalëve, deklaratave, vendimeve të vendeve anëtare”, tha Dimitrov./Telegrafi/
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës
SPAK godet një organizatë kriminale, heton si të përfshirë e...
Nesër mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-s...
Ish-krerët e UÇK-së i kërkojnë trupit gjykues që ta ruajë pa...
Erion Veliaj ia uron ditëlindjen Rita Orës: Super goca jonë,...
Kurti: Idealet e Metush Krasniqit janë ideale edhe të kohës ...