Kandidati opozitar kristiano-konservator në Hungari, Makri-Zay Peter, në në fjalim të mbajtur më datë 23 tetor ka paralajmëruar se nëse Viktor Orbani humb zgjedhjet vitin që vjen, ai do të ekstradojë ish-kryeministrin Nikolla Gruevski dhe biznesmeni jordanez Zaid Naffa, si dhe persona të tjerë që u fshihen drejtësisë në vendet e tyre të origjinës.
Zgjedhjet politike parlamentare në Hungari do të mbahen në prill të vitit që vjen. Makri-Zay Peter është favorit në këto zgjedhje pas një periudhe të gjatë të Orbanit në pushtet.
Forca të shumta opozitare në Hungari, si të gjelbërit dhe socialist, në këto zgjedhje janë rreshtuar krah Makri-Zay Peter, me qëllimin e vetëm për të larguar Viktor Orbanin nga pushteti absolut i tij në Hungari./gostivari.mk/
Peci s’ndalet, kësaj radhe punëson motrën e Xhelal Sveçlës
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...