Kryetari i Konfederatës së Sindikatave të Lira, Bllagoja Rallkovski në intervistë për “Radio Evropa e Lirë” theksois e nëse qeveria i miraton masat e reja, vaksinim ose PCR test që paguhet nga punëtori, do t’i përdorin masat më radikale.
“Mund të nisin protesta dhe grevë. Sindikata është organizatë që bazohet në solidaritet. Këtu edhe kolegët që janë vaksinuar kundërshtojnë këto masa dhe për këtë shkak mendoj se është johumane të shkojmë me fuqi të bëhet diçka që me ligj nuk është caktuar”, theksoi Rallpoovski.
Ai shtoi se KSL, masat e reja që i paralajmëroi Filipçe janë në kundërshtim me Kushtetutën dhe diskriminuese.
“Nuk mund që punëonjësit në sektorin publik ose punëtori me kërcënime ta detyrojnë të vaksinohen për të hyrë në vend pune. Kjo është e ndaluar me Kushtetutë, me ligje”, tha ai duke theksuar se edhe Këshilli Evropian miratoi rezolutë ku thuhet se vaksinimi duhet të jetë me vullnet.
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...