Presidenti ukrainas thotë se vendi i tij po përgatitet për një ofensivë të madhe nga Rusia. Volodymyr Zelensky deklaroi se ofensiva do të ishte përpjekja e Moskës për të “ndërruar drejtimin e luftës dhe të paktën të vonojë humbjen e saj”, raporton Sky News.
“Ne duhet të prishim këtë skenar rus. Ne po përgatitemi për këtë. Terroristët duhet të humbasin. Çdo përpjekje për ofensivën e tyre të re duhet të dështojë,” tha ai.
Dje, inteligjenca ukrainase tha se Rusia mund të sulmojë njëkohësisht nga veriu ose lindja në muajt e ardhshëm.
Një zëdhënës i drejtorisë së inteligjencës të ministrisë së mbrojtjes ukrainase, Andrii Cherniak, tha se Moska nuk ka plane t’i japë fund luftës së saj dhe në vend të kësaj mund të jetë duke përgatitur një ofensivë të re.
Cherniak shtoi se strategjia e Moskës ka të ngjarë të mbajë një korridor tokësor për në Krime dhe të pushtojë plotësisht rajonin lindor të Donetskut.
20 arrestime dhe sekuestrim i 120 mijë eurove, operacion i p...
Qeveria miraton Projektligjin për Inspektoratin e Arsimit
Qeveria shqiptare miraton bonusin e fundvitit, përfitojnë mb...
Arben Krasniqi, emërohet sekretar i përgjithshëm në zyrën e ...
Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën dhe “...
Kadetët e FSK-së përfundojnë marshimin 12.8 kilometra