Parakalim i maturantëve 2019 në sheshin Maqedonia

11:49 | 17 Maj 2019
Arbresh.info

Në sheshin “Maqedonia” sot në mesditë do të mbahet manifestimi tradicional “Parakalimi për maturë 2019”, në të cilin do të marrin pjesë rreth 1.000 maturantë nga Shkupi.

Në “Parakalimin e maturës” në mënyrë tradicionale maturantët vallëzojnë në shesh. Përveç në Shkup, parakalim të maturantëve do të ketë edhe në qytetet e tjera të vendit shkruan Alsat M

Parakalimi i maturantëve filloi të organizohet nga viti 2001 në Lubjanë ndërsa në vend për herë të parë u mbajt në vitin 2007 në Shkup dhe në Ohër.
Nga Qyteti i Shkupit e paralajmëruan praninë e kryetarit të Qytetit, Petre Shilegov.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme