Hetimi ndërkombëtar i “Paradise Papers” tregon se, ministri prorus Nenad Popoviç mund të jetë njeriu më i pasur i Serbisë.
Nga sa raporton rrjeti i hetimit të krimit dhe korrupsionit “KRIK”, ministri serb i Inovacionit dhe Zhvillimit Teknologjik zotëron të paktën 75 milionë dollarë asete, por me vlerën e tyre të tregut ato mund të shkojnë edhe në më shumë se 100 milionë dollarë, gjë që e bën politikanin më të kamur në vend.
“Dokumentet e bëra publike së fundi hedhin dritë mbi perandorinë e biznesit të Popoviç, e tregojnë se në çfarë përmasash mbërrin pasuria e tij”, thotë “KRIK”, që ka bashkëpunuar me konsorciumin ndërkombëtar të gazetarëve investigativë në projektin “Paradise Papers”.
Popoviç, i njohur për lidhjet e tij me Moskën, mohon të ketë zhvendosur ndonjë kompani të vetën në parajsat fiskale “offshore” të përmendura në raport, e thotë se ato janë të gjitha të regjistruara në Rusi dhe në Europë.
Ministri ka mbajtur një qëndrim të ashpër kundër emigrantëve dhe ishte ai që hodhi idenë e ngritjes së një muri për t’i mbajtur ata larg.
Skandali i skemës së evazionit fiskal, ndërkohë, shtohet me emra të rinj. “Në këtë pikë – thonë ekspertë të fushës si Rita de la Feria e Universitetit të Leedsit, – duket se askush nuk i zbaton më ligjet në fuqi”.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...