Paraburgim për qytetarin nga Ohri i cili ka poseduar dhe shitur lëndë narkotike

21:55 | 19 Janar 2019
Arbresh.info

Prokuroria Publike e Ohrit ngriti procedurë kundër një personi për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “shitje e palejuar dhe lëshim në treg të drogave narkotike dhe substancave psikotropike” nga neni 215 i Kodit Penal.

Krahas urdhrit të dhënë për zbatimin e procedurës hetimore, prokurori publik deri te gjykatësi i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Ohër dorëzoi propozim për caktimin e masës paraburgim kundër të dyshuarit.

“Kryesi, 35 vjeçari nga Ohrit, ilegalisht ka blerë drogë marihuanë dhe ka mbajtur në shtëpinë e tij në Ohër. Në shtëpinë e të dyshuarit është kryer kontroll dhe është gjetur një kilogram drogë e paketuar në paketime më të vogla, si dhe pajisje për matje, dy matëse digjitale dhe mbetja nga materia”, njoftojnë nga Prokuroria./Telegrafi/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme