Prokuroria Themelore Publike e Tetovës parashtroi procedurë kundër 43-vjeçarit i cili jeton në një fshat të Tetovës.
“I dyshuari gjatë vitit 2019 dhe vitit 2020, disa herë ka kryer përdhunim ndaj tre vajzave 14-vjeçare. Ai ka kërcënuar vajzat dhe disa herë ka përdhunuar. I ka kërcënuar me pistoletë dhe thikë si dhe me kërcënim se do të publikojë fotografi komprometuese që i ka bërë dhe ka përdorur frikën e vajzave për ta kryer veprën”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë, njofton telegrafi maqedoni.
Prokurori Publik nga PTHP – Tetovë në gjykatë parashtroi propozim për përcaktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarit.
Gjykata themelore e pranoi propozimin e Prokurorisë dhe me vendim të dyshuarit i caktoi paraburgim prej 30 ditësh.
Haradinaj: Aleanca me partnerët, forca e vetme për përparim ...
Mbi 1.000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftu...
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...