Paraburgim prej 30 ditësh gjykatësi i procedurës paraprake u caktoi edhe katër personave të tjerë, të cilët janë të pakapshëm për organet e ndjekjes, ndërkaq që morën pjesë në ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.
“Gjykatësi i procedurës paraprake pranë Gjykatës Themelore Shkup 1, pas njoftimit të marrë nga organet kompetente se personat A.V., N.M., M.D. dhe D.D. të përfshirë me propozimin e PTHP-së për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit për përcaktim të masës së paraburgimit, ndërkaq lidhur me ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e RM-së, janë të pakapshëm për organet për ndjekje, solli vendim me të cilët të gjithëve u caktoi masë paraburgimi në kohëzgjatje prej 30 ditëve pas gjetjes së tyre, përkatësisht privim nga liria, për shkak të ekzistimit të shkaqeve të parapara në LPP”, ceket në kumtesën e sotme të gjykatës. Ekzemplarë nga vendimet, menjëherë pas përgatitjes së tyre, nga gjykata janë dërguar në prokurorinë kompetente, ndërkaq urdhër për shpallje të fletë arrestit, në pajtim me dispozitat e ligjit, sjell organi i cili e udhëheq procedurën.
Komuna e Zveçanit seancë solemne për nder të 28 Nëntorit
Nesër përurohet Parku i Ulpianës, merr pjesë Rama
Nisin homazhet pranë kompleksit “Adem Jashari”, Konjufca: 28...
Dua Lipa uron 28 nëntorin: Një komb, një flamur
Aksident në Korçë, një i lënduar
Pacolli: Urime 28 Nëntorin, datën më simbolike të unitetit d...