Gjykata Penale ka caktuar masën e paraburgimit 30 ditor për sulmuesit e kreut të LR PDSH-së Ziadin Sela. Kire dhe Cane Gjorgjievski pas rrëfimeve para gjykatësit hetues janë dërguar në burgun e Shutkës. Për dy të pandehurit Prokuroria Publike ka bërë rikualifikim të veprës, nga pjesëmarrje ne turmë në “tentim për vrasje”.
Për këtë vepër sipas Kodit Penal parashikohet dënim me burg deri në 5 vjet. Në njoftimin e organit të akuzës thuhet se në bazë të provave materiale janë dhe dy persona tjerë akoma të pa identifikuar që dyshohet se kanë kryer vepër penale “tentim për vrasje”. Vepra e tyre u dëshmua edhe nga video e publikuar nga Alsat M.
Policia njofton se po merren masa plotësuese për identifikimin e dy personave tjerë të përfshirë në tentativën për vrasje ndaj liderit të LR PDSH-së Zijadin Sela. Derisa policia po punon në zbardhjen e identiteteve, mediat duke iu referuar burimeve anonime kanë zbuluar identitetin e një pjese të konsiderueshme të personave pjesëmarrës në protestat e dhunshme në Kuvend. Njëri ndër ta është Aleksandar Baçevski, drejtor i shkollës bujqësore në Tetovës, i cili u shkarkua nga kjo pozitë. Kryetari i Unionit të Forcave të Reja pranë VMRO-DPMNE-së në lagjen Aerodrom, Petar Miovski.
Agjenti i DSK-së Valentino i njohur për opinionin si “inspektor Vale” si dhe Vili Mihajllovski, anëtar i shoqatës “Qoseto”. Alsat M nga burime brenda Prokurorisë Publike mëson se gjatë ditës janë dërguar emrat edhe të 7 personave tjerë si të dyshuar për pjesëmarrje në protestat e dhunshme më 27 prill. Burimet shpjegojnë se të shtatë personat janë identifikuar dhe dokumentuar nga MPB-Ja dhe se në Prokurori janë dërguar provat bazë për të t’i detyruar në paraqitje të dyshuarit.
Burimet brenda Prokurorisë thonë se akoma nuk janë ftuar organizatorët e Iniciativës për Maqedoni të përbashkët, Bogdan Ilievski, Igor Durllovski dhe Boris Damovski. Ndonëse tre të lartpërmendurit një ditë pas ngjarjeve të përgjakshme u distancuan nga veprimet e dhunshme, të njëjtit janë parë brenda hapësirave të Kuvendit, ndërsa njëri duke komunikuar me protestuesit dhe policinë
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...