Google ADS

“Para drejtësisë do të dalin të gjithë ato të cilët kanë qenë të përfshirë në arratisjen e Gruevskit”

17:17 | 18 Janar 2019
Arbresh.info

“Qeveria e Maqedonisë me vëmendje po i ndjek reagimet e një pjese të organizatave qytetare të cilët bëjnë thirrje për përgjegjësi politike të institucioneve dhe bartësve të funksionarëve të lartë, në lidhje me arratisjen e Nikolla Gruevskit”, thuhet në deklaratën e Qeverisë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nga atje theksojnë se hetimet çka po i bënë Prokuroria Publike duhet të mbarojnë më herët para se të dalin detaje në opinion, për shkak se, siç thonë nga Qeveria, bëhet fjalë për hetim të ndërlikuar ku ekzistojnë individ të cilët janë të përfshirë nga vendet e treta.

“Qeveria e Maqedonisë është e vendosur që t’i respektojë ligjet dhe se nuk do të lejojnë që pushteti ekzekutiv ti prish hetimet të cilat po i zhvillon Prokuroria Publike, siç ishte praktike e më hershme”, thonë nga Qeveria.

Nga atje shtojnë se për arratisjen e Nikolla Gruevskit në ndërkohë Njësia për kontroll të brendshëm, hetime kriminale dhe standarde profesionale, po i kryejnë hetimet për mundësinë e përfshirjes së zyrtarëve policor.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme