Testet për detektimin e koronavirusitr i hutojnë qytetarët. Pasi dje Sistina doli me deklaratë se të ashtuquajturat teste të shpejta të bëra në laboratorët e tyre, nga 327 testime të qytetarëve, pozitiv kanë qenë 54, reaguan nga Ministria e shëndetësisë. Atje thonë se sipas Komisionit për sëmundje infektive, pacientët që detektohen si pozitiv në testet e antitrupave që i bën spitali Sistina, patjetër duhet të bëjnë test për vërtetimin e pranisë së virusit në Institutin e shëndetit publik, sepse në Institut, testet janë molekulare, bëhen përmes mostrës dhe me ta vërtetohet nëse personi është i sëmurë me Kovid 19.
Ministria e shëndetësisë
“Ato teste e detektojnë praninë e antitrupave të virusit Covid19, ndërsa testet tjera e detektojnë praninë e drejtpërdrejtë të vetë virusit. Për pozitiv konsiderohen ato pacientë që janë pozitiv me virusin dhe vetëm ata shënohen në statistikën ditore”.
Nga Spitali Sistina edhe më tej thonë se testet që i bëjnë atje janë mjet kyç në botë për ballafaqim me koronavirusin dhe shtojnë se me testet në mënyrë efikase mund të detektohet kontakti i mëparshëm me ndonjë infektim me virus përmes statusit imunologjik të trupit.
Acibadem Sistina
“Lidhur me dezinformatat që përhapen në opinion lidhur me këto teste që prodhohen në Holandë dhe që i shfrytëzon spitali Sistina, për këtë spitali sot e ka informuar ambasadën e Holandës në vendin tonë. Në situatë të jashtëzakonshme kur po ballafaqohemi me virus vdekjeprurës, me qëllimin e vetëm, parandalimin e përhapjes së virusit dhe mbrojtjen e shëndetit të njerëzve, është i palejueshëm çfarëdolloj manipulimi në opinion rreth kësaj teme”.
Ministria e shëndetësisë njoftoi se përveç në Institutin e shëndetit publik, testime për Korona virus bëhen edhe në spitalin Zhan Mitrev, Biotek ku paguhet 1500 denarë dhe në Avicena ku testimet janë falas, por caktimi i terminit në Avicena bëhet përmes mjekut amë, gjegjësisht shërbimit “termini im”.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...