Megjithëse i vogël në numër, rreth 50.000 besimtarë gjithsej, kongregacioni katolik, por multikulturor në Greqi përgatitet për vizitën e dytë në vend të Papa Françeskut që do të mbërrijë në Athinë në 4 dhjetor duke u bërë Papa i dytë që viziton vendin me mbizotërim ortodoks grek që kur Skizma e Madhe ndau krishtërimin në Lindje dhe Perëndim gati një mijë vjet më parë.
Ai po vjen këtu si një shenjë e dukshme e unitetit për katolikët e gjithë botës, si dhe unitetit midis vetë të krishterëve, sepse edhe shumë ortodoksë kanë shprehur dëshirën për ta parë atë dhe për të marrë pjesë në Meshën e Shenjtë. Kjo është një gjë shumë e mirë për t’u ribashkuar përsëri, siç ishim në mijëvjeçarin e parë.
Anëtarët e korit në Katedralen Katolike të kryeqytetit e shohin vizitën e Papës në Athinë si një ëndërr të realizuar që përmban një simbolike të dukshme uniteti për katolikët, por edhe për të gjithë të krishterët.
Kjo është veçanërisht e rëndësishme, shumë e rëndësishme për ne dhe me vlerë të veçantë për të ardhmen, në mënyrë që të mund të ecim drejt asaj që është më e rëndësishmja nga të gjitha: uniteti i botës së krishterë.
Papa Françesku do të takohet me kryeministrin Kyriakos Mitsotakis, me kryepeshkopin ortodoks grek të Athinës, Ieronymos si dhe zyrtare te tjere te larte te shtetit,ndersa në programin e vizitës së tij përfshihen mesha ne Katedrale dhe takime me besimtare e studente.
Papa Gjon Pali II ka kryer vizitën e parë historike në kryeqytetin grek në vitin 2001 në një pelegrinazh 24-orësh, ndërsa Papa Francesku 15 vjet më vonë ka vizituar ishullin e Lesbos në kulmin e krizës migratore në një takim historik me kryepeshkopin grek Ieronimos por edhe me Patriarkun Ekumenik Bartolomeo./ TCh/
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...