Papa Françesku gjatë vizitës historike që realizoi sot në Maqedoninë e Veriut u takua me kryesinë shtetërore, me krerët fetarë dhe mbajti liturgji në sheshin e qytetit.
Papa Françesku ka nderuar zëvendëskryeministrin Bujar Osmani duke i dhuruar medaljon të Nënë Terezës.
Papa Françesku arriti sot në mëngjes rreth orës tetë. Në aeroportin e Shkupit u prit nga presidenti Gjorge Ivanov dhe kryeministri Zoran Zaev, por edhe në mënyrë tradicionale me bukë e kripë. Nga aeroporti u drejtua nga vila “Vodno” ku, përveç takimit me shefin e shtetit dhe kryeministrin mbajti edhe një fjalim të shkurtër.
Papa Fançesku sonte në orën 18:20, me fluturim të posaçëm u largua nga aeroporti i Shkupit, duke përfunduar vizitën njëditore në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në aeroport papën e dërguan presidenti Gjorge Ivanov, kryeministri Zoran Zaev, zëvendëskryeministri Bujar Osmani, kryetari i qytetit të Shkupit Petre Shilegov./TS
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...