Papa Françesku fillon të dielën një udhëtim në Bullgari dhe Maqedoninë e Veriut, ku do t’i duhet të tregohet i kujdesshëm për shkak të marrëdhënieve delikate me Kishën Ortodokse të Lindjes. Në të dyja këto vende ballkanike, katolikët janë një minoritet i vogël.
Bullgaria, një vend me popullsi prej 7.1 milionë banorësh, ka vetëm 58 mijë katolikë. Ndërsa Maqedonia e Veriut, me një popullsi prej 2 milionësh, ka vetëm 15 mijë katolikë, më pak se popullsia e një famullie të Romës.
Një nga qëllimet e udhëtimit tre-ditor është përmirësimi i marrëdhënieve me kishat ortodokse, si pjesë e përpjekjeve të Vatikanit për një bashkim të ardhshëm të dy degëve të krishtërimit, Lindjes dhe Perëndimit, të cilat u ndanë në vitin 1054.
Bota ortodokse e konsideron Kishën e Maqedonisë së Veriut në gjendje skizme, që kur ajo shpalli autoqefalinë e saj nga Kisha Ortodokse e Serbisë.
Ndoshta për të mos mërzitur kishat e tjera ortodokse, Papa nuk do të takohet veçmas me Stefanin, primatin e Kishës Ortodokse të Maqedonisë së Veriut.
Ndërsa kjo do të jetë vizita e dytë e një pape në Bullgari, që kur Papa Gjon Pali e vizitoi në vitin 2012, në Maqedoninë e Veriut kjo do të jetë vizita e parë historike, e cila zhvillohet vetëm tre muaj pas ndërrimit të emrit të këtij vendi.
Të martën, Papa do të gjendet në Shkup, ku në një familje shqiptare lindi në vitin 1910 Nënë Tereza (Anjeze Gonxhe Bojaxhiu). Ajo u shenjtërua nga Papa Françesku në vitin 2016. Papa do të vizitojë memorialin e saj dhe do të takohet me të varfërit që ndihmohen nga urdhëri i murgeshave i themeluar nga fituesja e Çmimit Nobel për Paqen./Zëri i Amerikës
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre