Mjeku Nikolla Panovski thotë se kulm të numrit të të infektuarve me coronavirus në Maqedoni nuk do të ketë.
Sipas tij, nëse duhet të vlerësohet si kulm, ajo mund të jetë dita kur u regjistruan 107 të infektuar të rinj brenda 24 orëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Ishte e qartë që Shtabi i Krizave e parashihte skenarin më të keq dhe ishin të kujdesshëm. Edhe vetë dëshiruan që të mos ndodh më e keqja dhe kuptohet se ashtu ndodhi. Tani numri do të bie, pra siç kam thënë, nuk kishte kulm. Ky ishte edhe qëllimi të mos kishte kulm sëmundja. Opinioni duhet ta dijë se ka edhe përqindje të testeve pozitive që shkoi deri 10 përqind, ndërsa tani është nën 7 përqind. Kjo është inkurajuese”.
“Sipas meje kulm nuk do të ketë, ose nëse ka ai duhej të ishte ditën kur pati 107 të infektuar. Tani vija shkon teposhtë. Epidemilogët janë të vetëdijshëm se nuk do të rritet numri. Duhet të durojmë edhe dy javë me masa të ashpra dhe virusi me temperaturat e larta do të dobësohet ose zhduket”, tha Panovski.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...