Mikrobiologu Nikolla Panovski për “360 gradë” thotë se fokusi kryesor për momentin duhet të jetë vaksinimi i të moshuarve dhe grupeve të rrezikuara dhe jo fëmijët.
“Mendoj se së pari duhet të vaksinohen personat mbi 60 vjet. Nuk e di pse duhet të vaksinohen fëmijët. Do të vaksinohen fëmijët e atyre që tashmë janë vaksinuar dhe nuk do të mbrohet familjet ku askush nuk është i vaksinuar”, thotë Panovski.
Ai shton se duhet të vaksinohet grupet e rrezikuara dhe se vaksinimi i paralajmëruat nga MSH nuk është i logjikshëm.
“Kjo mund të bisedohet kur do të kemi vaksinuar 75-80% të popullatës”, tha Panovski.
Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se nga java e ardhshme do të fillohet me vaksinim edhe te fëmijët./Telegrafi/
Prezantohet plani i veprimit për sigurinë në shkolla, Rama: ...
Gjithçka gati, sonte nis Big Brother VIP Albania 4
Rama: TikTok do mbyllet për një vit
Hamza: Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta p...
Papa Françesku: Patriarku nuk u lejua që të hynte në Gaza
Murati: Procesohet subvencioni i energjisë elektrike për fat...