Pandemia/ Mblidhet Këshilli i Sigurisë në Maqedoni

09:34 | 30 Mars 2021
V. S.

Gjendja aktuale lidhur me pandeminë do të jetë tema e sotme në mbledhjen e Këshillit për Siguri të Republikës së Maqedonisë së Veriut e që do të mbahet në Kabinetin e presidentit Stevo Pendarovski.

Krahas anëtarëve të Këshillit të Sigurimit me ftesë të Pendarvskit në mbledhje do të merr pjesë edhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

“Në mbledhje do të bisedohet për gjendjen aktuale me pandeminë e coronavisuit në territorin e Republikës së Maqedonisë dhe masat dhe aktivitetet e institucioneve kompetente”, njoftojnë nga Kabineti i presidentit Pendarovski.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme në Maqedoni kishte 41 të vdekur dhe numri i rasteve të reja është në rritje, ndërsa në Maqedoni momentalisht ka 18.000 raste aktive./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme