Virusi korona duket se ka zbehur edhe atmosferën e festës së Kurban Bajramit. Tre ditë para kremtimit të kësaj feste, rrugët e Çarshisë, Bit Pazarit dhe Dyqanxhikut janë thuajse boshe, aty ku janë të vendosura numri më i madh i dyqaneve me veshmbathje për fëmijë dhe të rritur. Pronarët e dyqaneve thonë se nuk mbajnë mend një qetësi kaq të madhe në prag të festës së Bajramit.
“Interesim nuk ka aspak. Para Bajramit jemi, nuk ka njerëz, nuk ka blerës. Shumë pak ka, shumë janë pakësuar. Humbje të mëdha kemi por do ti mbulojmë me ato më herët kemi punu”.
“Unë kam ardh me i ndihmu dajës, por nuk ka shumë njerëz, është më dobët se herëve të tjera. Sigurisht prej virusit, ndoshta frikohen edhe nuk dalin me ble”.
“Frika e sëmundjes e ka humbur atmosferën e festës”.
Ata që thyenin këtë qetësi ishin fëmijët të cilët zgjidhnin rrobat për këtë festë.
“A I ke zgjedh cilat tesha do me I ble? I kam ble? Çfarë ngjyre janë, çka janë ato? Të kuqe. Maicë edhe pantolla të shkurtra.
“Sot kam dal në pazar me I ble teshat e Bajramit. A ke vedos çka do me ble? Po. Nji këmishë edhe nji palë pantollona. Çfarë ngjyre. Të bardha.”
Pavarësisht që institucionet përkatëse apelojnë për ruajtje të distancës dhe respektim të rekomandimeve shëndetësore, qytetarët që anketuam tashmë kanë kreyer përgatitjet për këtë festë. Madje, thonë se do të hapin dyert për mysafirë dhe anasjelltas
“Ne jemi përgatit sikur gjithmonë. A do pritni mysafir kësaj here? Po, me siguri do të presim, te ne nuk ka sëmundje”
“Unë gati 70 vjet I kam, viruse të këtilla kemi pas gjithmonë. A do të shkoni diku mysafir për Bajram edhe a do të pritni mysafir? Do të presim e do të shkojmë. Bajram është, dy herë në vit”.
Të premten, më 31 korrik besimtarët mysliman shënojnë festën e Kurban Bajramit. Siç bëjnë të ditur nga BFI-ja, manifestim qëndror nuk do të organizohet. Marre parasysh qe këtë vit, për shkak të Covid 19 Haxhxh nuk ka edhe për besimtarët e vendit tonë, të njejtit janë orientuar për therje të Kurbanit.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit