Gjykatësi Vladimir Pançevski ish kryetar i gjykatës themelore Shkupi 1 mediave pranë VMRO-së ju ka dhënë video material nga shtëpia e tij se si i ka inçizuar prokuroret speciale teksa ato kanë bërë hetime brenda shtëpisë.
Siç bën të ditur televizioni Alfa, ky është një tjetër video skandal sipas të cilëve hedh dyshime si sulm ndaj PSP dhe policisë të cilët kanë bastisur shtëpinë e ish kryetarit të gjykatës penale Vladimir Pançevski.
Gjykatësi Pançevski thekson se ky videomaterial është si dëshmi për mënyrën se si punon PSP dhe presionin që po bëhet ndaj tij por edhe kolegëve të tij.
“Në këtë xhirim shihet qartë se si një nga zyrtarët e keqpërdor pozitën e tij dhe vjedh çelësin e shtëpisë”, thekson Pançevski i cili pyet nëse për këtë ka marë urdhër nga Katica Janeva.
Pançevski mes tjerave shprehet se urdhëri për këtë bastisje është i jashtëligjshëm sepse urdhëri është dhënë nga gjykata e Gjevgjelisë me të cilën Janeva ka raporte shumë të mira.
https://youtu.be/tzwaPo2Jm88
Musliu në Köln të Gjermanisë: Përkrahja juaj është fitorja j...
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...
Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kr...
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas s...
Kurti pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së, Af...
Nesër nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pje...