Panair për ushqimin tradicional të Maqedonisë

11:30 | 24 Shkurt 2017
Arbresh.info

Prodhime tradicionale dhe lloje alternative të turizmit me çmime me të ulëta, do të ofrojë panairi “Shijoje Maqedoninë” që do të mbahet sot dhe nesër në Ramstore Mall.

Siç paralajmërojnë organizatorët, në panair do të mund të blihen reçel shtëpie nga Krusheva, dhe llokume me fruta, mjaltë organike nga Velesi, verë e gjelbër nga Kavadari edhe të paktën 30 prodhime të cilat nuk janë rregullisht të pranishme në Shkup.

Vizitorët njëkohësisht do të kenë rast të njihen edhe me ofertën e pasur turistike të Maqedonisë, si dhe të rezervojnë një nga shumë aventurat – çiklizëm malor në Mavrovë, parashutizëm në Ohër, kalërim në Galiçnik.

Panairin për Ushqim tradicional të Maqedonisë dhe turizëm aktiv “Shijoje Maqedoninë” e organizon projekti i USAID-it për ekspansion të bizneseve të vogla, i bashkëfinancuar nga Qeveria e Zvicrës, në bashkëpunim me Ramstore Mall dhe Grupet lokale aksionare nga rajoni planor i Pellagonisë, Vardarit, Pollogut dhe rajonit planor verilindor.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme