Fotografi të rrahjes brutale të deputetit Ziadin Sela në Kuvendin e Maqedonisë natën e 27 prillit janë publikuar në seancën e dëshmisë me temën Maqedonia dhe krizat në Ballkan, ku fjalimin e tij e mbajti zv/ndihmës sekretari amerikan Hoyt Yee, ish-kongresmeni Joe DioGuardi nga LQSHA si dhe analisti Daniel Server.
Në sallë u shfaqën edhe fotot e rrahjes brutale të Selës nga ana e aktivistëve të shoqatave shqiptare, ndërsa për to foli DioGuardi, duke dënuar dhunën ndaj deputetit shqiptar. Përveç tij, me kongresmenët foli edhe sekretari i përgjithshëm i LR-PDSH, Arben Taravari, që ishte pjesë e kësaj seance tradicionale e organizuar nga Kongresi dhe prania e vazhdueshme e DioGuardit. /INA/
Lushtaku inicion Memorialin historik për daljen e parë publi...
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...