Një grup prej nëntë personash, të cilët kanë ardhur nga Austria, janë nga Manastiri dhe janë vendosur në kazermën në Krivollak.
Në një deklaratë për “A1on”, ata thonë se nuk janë të vetmit që kanë hyrë në Maqedoni, por janë të vetmit që janë në vendosur në kazermë në karantinë grupore, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Menan Darabuka, anëtar i grupit muzikor thotë se nuk duan të qëndrojnë në Krivollak dhe ankohen se ka kushte mjaft të këqija. Ai ka bërë edhe një video në të cilën shihet hapësira ku janë, ndërsa thotë: “na thanë se janë 200 persona, por jemi vetëm 9, gjithçka është gënjeshtër”.
“Batanijet nuk janë larë 20 vite. Këtu do të sëmuremi. Ka infeksione. Si do të flemë këtu në karantinë? Do të ngrijmë dhe do të sëmuremi. Këtu nga të shëndetshëm, do të sëmuremi”, thonë personat që janë në karantinë në Krivollak.
Ata theksojnë se janë testuar disa herë, ndërsa thonë se nuk e kanë problem të testohen sërish, por refuzojnë të qëndrojnë në karantinë.
“Ne duam të na kontrollojnë dhe nëse nuk kemi asgjë, duam të na lëshojnë. Duam kontroll edhe për shkak të familjeve tona, edhe ne kemi fëmijë, në këto kushte nuk mund të qëndrojmë”, thonë ato.
Sipas tyre, në furgonin që ka kaluar kufirin, disa persona janë lëshuar për në shtëpi, ndërsa vetëm ata janë mbajtur./Telegrafi/
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...