Përfaqësuesi i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për rajonin e Ballkanit Perëndimor, Matthew Palmer në intervistë për ‘Wall Street journal’ tha se “zbatimi i Marrëveshjes së Presës është kyç për progresin e Maqedonisë së Veriut drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian dhe se këto gjëra janë të ndërthurura”.
“Nuk do të dëshiroja të parashoh se si do të ishte politika e OBRM-PDUKM-së gjatë ndryshimit të pushtetit në Maqedoninë e Veriut, por mund të them se çfarë do të bëjnë Kombet e Bashkuara. Përkrahja jonë për Marrëveshjen e Prespës dhe zbatimin e saj do të vazhdojë ashtu si përkrahja për në rrugën drejt Bashkimit Evropian”, tha Palmer, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai tha se vendi duhet të vazhdojë në rrugën drejt NATO-s, duke shpresuar se Spanja gjatë javëve në vijim do ta përshpejtojë procedurën për ratifikimin e Protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.
Moti sot i vranët dhe me shi
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së