00:03 | 9 Dhjetor 2017
Trina Galanxhi
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pritur ambasadorin e Shtetit të Palestinës në Beograd, Muhamed Nabhanin, njoftojnë mediat serbe.
Ai, sipas raportimit të këtyre medieve, ia përcolli përshëndetjet e presidentit të Palestinës, Mahmud Abas dhe premtimin se Shteti i Palestinës do të mbështesë integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë dhe se kudo në organizatat ndërkombëtare do të votojë kundër anëtarësimit të Kosovës.
Presidenti i SHBA, Donald Trump, dje vendosi që të njohë Jerusalemin për kryeqytet të Izraelit. Palestinezët e konsiderojnë Jeruslaemin për kryeqytet të vetin, të okupuar nga Izraeli./koha/