Alsat-M bën të ditur se refuzimi i dëshmitarëve të palës mbrojtëse në gjyqin për Kumanovën ka revoltuar të akuzuarit dhe avokatët të cilët kanë kërkuar ndërrimin e trupit gjykues dhe të prokurorëve.
Avokatët në vazhdimin e seancës gjyqësore thanë se është e patolerueshme që pothuajse të gjitha propozimet për dëshmitarë të refuzohen ndërsa në anën tjetër të pranohen të gjitha propozimet shtesë të prokurorisë.
”Të akuzuarit kanë të drejtë që gjatë tërë procesit gjyqësor të propozojnë dëshmi të cikët kanë dalë nga procesi dhe me qenë se u paraqit nevoja për tu vërtetua motivi pse kanë ardhur këtu. Ai i ka thirrur dikush apo vetvetiu kanë ardhur. Për këtë u paraqit nevoja për t’i thirr si dëshmitarë personat kompetent që e kanë udhëhequr atë aksion” – deklaroi avokati Shasivar Iseni.
Avokati Naser Raufi shton se prokuroria dhe trupi gjykues po bashkëpunojnë gjatë hetimit, gjë që sipas tij bie në kundërshtim me ligjin për procedurë penale. Raufi kërkon hetim ndërkombëtar të rastit.
”Të ketë një hetim ndërkombëtar që është edhe i propozuar nga qeveri që do të zgjidhet dhe të akuzuarit dhe mbrojtësit do të bojkotojmë seancën pasi që gjithë mbrojtësit kërkojmë që të tërhiqet ky trup gjyqësor dhe prokuroria” – tha avokati Naser Raufi.
Nëse kryetari i Gjykatës së Lartë dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk e tërheqin trupin gjykues dhe prokurorët e lëndës, avokatët do të vazhdojnë të kërkojnë hetim ndërkombëtar dhe nuk përjashtojnë mundësin që të bojkotojnë seancat bashkë me të akuzuarit. Të njëjtin mendim në lidhje me ndryshimin e trupit gjykues dhe prokurorit të lëndës e kërkojnë edhe të akuzuarit duke u bazuar në faktin se ky trup bashkë me organin e akuzës nuk kanë ndërmarrë asnjë masë kur të akuzuarit për rastin e Kumanovës janë keqtrajtuar nga policia gjatë arrestimit, gjatë transportit për në gjykatë por edhe në paraburgim.
Në seancën e kaluar prokuroria hodhi poshtë propozimet e mbrojtjes që për rastin e Kumanovës të dëshmojnë lideri i BDI-së Ali Ahmeti, deputeti Artan Grubi, kryetari i Likovës Sadulla Duraku, drejtori i spitalit të qytetit në Kumanovë, Arif Latifi, ish drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov, drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov, e të tjerë. Mes gjithë këtyre emrave, prokuroria si dëshmitarë të propozuar nga mbrojtja pranoi vetëm agjentin e Agjencisë së Inteligjencës Shenasi Memeti. Seanca e ardhshme është caktuar më 29 maj deri kur kryetari i Gjykatës së Lartë dhe Prokuroria për Krime të Rënda duhet t’i përgjigjen kërkesës së mbrojtjes për ndryshimin e ekipit hetues.
Haradinaj: Rinia e Aleancës është e përgatitur të jetë shtyl...
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...
Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e a...
Costa: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, forcon paqe...
Gruda: Nuk kemi pasur forcë më herët për ta rrëzuar këtë qev...