Pala maqedonase në takimin e sotëm të Komisionit të Përbashkët të Maqedonisë dhe Bullgarisë për çështje historike dhe arsimore, ka dhënë propozime të bazuara në kuptimet moderne për arsimin historik, kuptime këto të cilat kanë mbështetjen e Këshillit të Evropës dhe UNESKO-s.
Në propozimet në fjalë merren parasysh pikëpamjet dhe interpretimet e ndryshme për të kaluarën të cilat janë treguar si të zbatueshme në drejtim të tejkalimit të kontesteve që dalin pikërisht nga interpretimet e ndryshme të së kaluarës. Nga ana bullgare këto propozime janë hedhur poshtë si të papranueshme dhe të pazbatueshme.
Nga ekipi maqedonas, i cili dje dhe sot e mbajti mbledhjen e 14-të, thonë se këto dy ditë i kanë pasur bisedimet më të vështira deri më tani.
Komisioni hapi debat për Grigor Përliçevin, pasi paraprakisht pala bullgare nuk pranoi që kjo figurë të nderohet nga ana e Maqedonisë, Bullgarisë dhe Greqisë. Nga komisioni bëjnë me dije se gjatë këtyre dy ditëve anëtarët e Komisionit kanë biseduar edhe për përmbajtjen e Raportit të dytë vjetor dhe pasi në takimet e mëparshme teknike ishte harmonizuar Raporti i komisionit, pala bullgare doli me rezervë lidhur me disa zgjidhje të cilat e vënë në pikëpyetje vetë raportin.
“Të ndalohen telefonat”, Rama: Kontrolle në hyrje dhe dalje ...
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...