Bashkimi Demokratik për Integrim përshëndet miratimin e pakos së 5-të të masave ekonomike të cilat Kuvendi në seancën e djeshme i miratoi pas shtyrjes së këtij procesi për disa muaj si pasojë e bllokimit nga ana e opozitës përmes parashtrimit të mijëra amendamenteve.
Nga sot, qytetarët do të përfitojnë prej masave të pakos së 5-të ekonomike, ku në llogaritë e tyre do të lëshohen pagat e muajit Shkurt dhe Mars, kurse kompanitë për këtë do të mund të aplikojnë deri më 30 Prill.
“Bashkimi Demokratik për Integrim si parti politike përkrah të gjitha nismat ligjore dhe projektet që janë në interes të qytetarëve përfshirë këtu dhe këmbënguljen e miratimit të ligjeve nga pakoja e 5-të e masave ekonomike përmes të cilave mbi 60.000 qytetarë dhe kompani do të ndihmohen financiarisht”, thuhet në një komunikatë për medie.
Shkaqet për vonimin e miratimit të ligjeve të cilat rrjedhin nga këto pako ekonomike tashmë janë të qarta, opozita me mos prezencën e saj mbante peng formimin e kuorumit me qëllim mbajtjen e seancës.
“Mos prezenca e dy liderëve të opozitës shqiptare në momentin e votimit të ligjeve nga pakoja e 5-të flet qartë se ata janë të fokusuar në përfitimin e pikëve politike ditore dhe jo të angazhuar për popullin nga i cili edhe kanë marrë besimin”, thuhet në komunikatë.
Pas miratimit të pakos së 4 dhe 5-të të masave ekonomike, në përgatitje e sipër është dhe pakoja e 6-të me masa ekonomike e cila do të përfshijë subjektet të cilat kanë qenë të mbyllura gjatë 14 ditëve të fundit dhe kjo pritet që të jetë në rend dite në seancën e radhës të Qeverisë, ku pakoja e 6-të do të ketë dhjetëra masa të cilat kompanitë do të mund t’i shfrytëzojnë për rimëkëmbje nga humbja e shkaktuar nga Pandemia me COVID-19./arbresh.info/
Pse këto dy shenja të horoskopit janë gjithmonë në qendër të...
Përfshihet nga zjarri një banesë në Fier
Barça deklason Bayern, Atletico bie nga Lille, Inter fiton m...
Mbretëri e Bashkuar, vdekjet nga kokaina u rritën 30%
Mbrojtja Civile e Gazës thotë se tre punëtorë të saj u plago...
“Prishet miqësia”, përplasje e fortë mes Vullnetit dhe Gresë...