Të hënën në Gjykatën Penale do të vazhdojë gjykimi për lëndën e Prokurorisë Speciale “Tanku”, në të cilën i akuzuar është ish-kryeministri Nikolla Gruevski.
Deri në fund të javës janë planifikuar edhe dy seanca tjera, të enjten dhe të premten (17 dhe 18 maj), ndërsa lënda është para thënies së fjalëve përfundimtare dhe shpalljen e aktgjykimit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kjo do të thotë se gjatë javës së ardhshme mund të pritet që gjykata ta sjell aktvendimin e parë për lëndët e PSP-së, në të cilat i akuzuar është Nikolla Gruevski.
Në seancën e fundit ai refuzoi të deklarohet duke vendosur të mbrohet në heshtje, ndërsa para mediave Gruevski tha se gjykatësja Dobrilla Kacarska është marrë vesh me kryeministrin Zoran Zaev që ta shpallin fajtor.
Seanca e parë për këtë lëndë u mbajt më 30 janar të këtij viti, që do të thotë se gjykimi po zgjat për më tepër se tre muaj.
Përndryshe, Gruevski përveç në lëndën “Tanku”, i akuzuar është edhe në lëndët “Titanik”, “TNT”, “Trajektorja” dhe “Dhuna në qendër”, ndërsa Prokuroria ka hapur edhe disa lëndë tjera ku ai është i dyshuar.
Mickoski: Bashkëpunimi ekonomik do të jetë mbi gjysmë miliar...
Takimi ndërqeveritar, Kurti: Partnerë të lidhur jo veç prej ...
Amorimi sot mban seancën e parë stërvitore me Unitedin
Vendimi i Biden për raketat/ Kremlini: SHBA po i hedh benzin...
Rama prezanton bonusin e pensionistëve, pas protestës së opo...
”Mos më thuaj mua nuk guxon” – Xheneta ia thyen pakot e prot...