Pas shumë viteve Bashkimi Evropian solli deklaratën për zgjerim të vendeve nga Ballkani Perëndimor.
Për këtë në nivel më të lartë do të diskutohet në samitin e Sofjes, tha kryetari i Sllovenisë Borut Pahor, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Vendimi i Komisionit Evropian shumë ambicioz që ti përkrah reformat në Evropën Juglindore me qëllimin që njëherë e përgjithmonë këto vende të bëhen anëtare e Bashkimit Evropian. Është e qartë se Brukseli nuk mund të bëjë gjithçka, përderisa nuk bëjnë liderët e shteteve. Ai shtoi se nuk mund të theksojë as një incident të vogël, por jam i sigurt se me vullnet të mirë politik mund të zgjidhen të gjitha problemet, në të ardhmen të shikojmë me optimizëm” tha Borut.