Presidenti slloven Borut Pahor shprehu zhgënjim në forumin “2BS – To Be Secure” në Podgoricë, pasi siç tha, politika e zgjerimit aktualisht nuk është lartë në agjendën e Bashkimit Evropian.
Ai deklaroi se ajo që ndodhi me Maqedoninë e Veriut është dekurajuese për vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Ai vend bëri gjithçka që u kërkua nga ai, ata bënë gjithçka që duhej bërë dhe Bashkimi Evropian u ndal”, tha presidenti slloven, duke theksuar se bëhet fjalë për një gabim të madh, që do të korrigjohet shumë rëndë.
“Detyra ime është të kujtoj kolegët e mi se kjo çështje nuk duhet të injorohet”.
“Më vjen vërtet keq që Brukseli aktualisht është i ngarkuar me probleme të tjera, duke filluar me krizën shëndetësore, përmes Bregzitit dhe probleme të tjera, kështu që zgjerimi i Unionit ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk është prioritet,” tha Pahor në Forumin e 10-të jubilar 2BS.
Pahor gjithashtu tha se Brukseli do të merrte vendim të mençur nëse menjëherë i avancon negociatat me vendet kandidate në këtë fushë, natyrisht, me kusht që ata “të bëjnë punën e tyre”.
Ai tha se do të ishte mirë që BE-ja të shihte vendet e Ballkanit Perëndimor si një bllok dhe në këtë mënyrë t’i pranojë në Union./telegrafi
Rama: Nëntori i festave vjen me ngjyrat kuqezi në shkollat t...
Rumania kundërshtari ‘problematik’ i “Dard...
Haradinaj premton: Paga mesatare në shëndetësi do të jetë 1 ...
Futbollistët “Dardan” që lanë gjurmë në ekipet e tyre muajin...
Institucionet e Kosovës të mbyllura për shtetasen e Taxhikis...
Hyseni thirrje opozitës: Lërini inatet, votoni bartjen e mje...