Kompanitë e industrisë së tekstilit dhe lëkurës kërkojnë të paguajnë kontribute më të ulëta që të mund t’ua risin pagat punëtorëve që marrin më shumë se paga minimale me ligj prej 12 mijë denarë.
Për momentin është krijuar sistemi i “egalitarizmit” që ndikon në mënyrë dekurajuese ndaj punëtorëve më cilësor dhe për këtë nevojitet zgjidhje e këtillë, thotë kryetari i Shoqatës së tekstilit, Angel Dimitrov.
“Kontributet e pagës bruto prej 17.130 denarë, ose pagës neto prej 12 mijë denarë që arrijnë 5130 denarë të ngrihen për të gjithë punonjësit që kanë pagë deri më 18 mijë denarë ose të paguajnë kontribute fikse prej 5130 denarë. Në këtë mënyrë, mbetet një mundësi që punëtorëve të mirë t’u rritet paga neto” – tha Angel Dimitrov, kryetari i Shoqatës së tekstilit. Mbi 50% të punëtorëve në Industrinë e tekstilit marrin pagë prej 18 mijë denarësh.
Kompanitë kanë llogaritur që për ta evituar “egalitarizmin”, gjegjësisht barazimin e pa drejtë të pagave me kolegë tjetër, duhet të rriten edhe pagat e punëtorëve tjerë edhe atë prej 6 deri në 10%. Dimitrov shprehet se paratë shtetërore për rritjen e pagës minimale të shtatorit nuk do të përfundojnë në llogaritë e një pjese më të madhe të kompanive. Shkak për këtë është mos funksionimi i softuerit në DAP, përmes të cilit bëhet kërkesë për pagesën e kësaj shume.
Cilat aplikacione u harxhojnë më së shumti baterinë e telefo...
Përfitimet e pushimeve të rregullta për shëndetin
Hovenier në takimin lamtumirës vizitoi kompleksin memorial t...
Egnatia fiton Superkupën e Shqipërisë, kompleton tripletën n...
Kinë/ Miratohet projekti për ndërtimin e digës më të madhe n...
Maqedonci: Sulmet nga Serbia janë të mundshme derisa Radoiçi...