Google ADS

Padi për helmimin në Koçan

16:29 | 3 Maj 2018
Arbresh.info

Epidemiologët nga Qendra për Shëndet Publik në Shtip ende punojnë në analizimin e lajmërimit të mbrëmshëm për helmimin e tetë dasmorëve.

Babai i nuses Vllatko Atanasov tha se rasti i parë të helmimeve nga dasma e tij është një 20 vjeçare, e cila ditën e hënë në gjendje të vështirë shëndetësore është dërguar në njësinë infektive në Spitalin Klinikë në Shtip, ndërsa nga dita e martë deri mbrëmë në të njëjtën gjendje shëndetësore janë edhe personat tjerë të helmuar, të cilët janë shtruar në spital, gjithashtu edhe mysafirja e dasmës nga Italia, e cila menjëherë është larguar dhe është shtrirë në spitali në Itali, përcjell telegrafi maqedoni.

Babai i nuses informoj se do të ngre padi kundër pronarit i cili udhëheq me hoteleri. Numri i përgjithshëm i të helmuarve nga pesë dasmat në Shtip dhe Koçan është 29 persona.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme