Nga Ministria e Punëve të Brendshme kumtuan se kanë ngritur padi penale për personat të cilët kanë bërë dasmë në Haraçinë.
“Më 22 tetor 2020 rreth orës 21:00 nëpunësit policor të SPB-së Shkup dhe inspektorët e Inspektoratit Shtetëror të Tregut kanë kryer kontroll në lidhje me respektimin e masave për mbrojtje nga koronavirusi, në një objekt hotelerie në f. Haraçinë. Me ç’rast në atë objekt është mbajtur një dasmë familjare në të cilën janë zënë 200 persona. Nga ana e Inspektoratit Shtetëror të Tregut dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme do të ngriten padi përkatëse për mosrespektim të vendimeve nga Qeveria e RMV-së në lidhje me Covid-19, arsyetuan nga MPB.
MPB në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut, vazhdojnë me kontrollet e përforcuara në objekte në lidhje me respektimin e masave për mbrojtje nga koronavirusi./rtv21
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...