Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut informon se ka thirrur në bisedë zyrtare disa persona nën dyshimin se kanë shkaktuar zjarrin në ish-fabrikën Ohis. Ndërsa sipas inspektimeve të bëra nga ana e policisë, është vërtetuar se personi S.A (35) nga Kavadari, ka shkaktuar zjarrin gjatë saldimit të gardhit në zonën e fabrikës.
“Lidhur me zjarrin që më 05 gusht 2021 rreth orës 16.30 ishte raportuar se ka rënë në zonën e një fabrike në rrugën “Boris Trajkovski” në Shkup, në të cilin ishin djegur kulmi dhe tavani i ndërtesës administrative, kati i laboratorisë, ekskavatori, rezervuari i ujit dhe magazina e veglave, të gjitha në pronësi të një personi juridik, pas inspektimit, disa persona u thirrën për intervistë zyrtare në komisariatin e policisë”, thonë nga MBP.
Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër personit S.A do të ngritet padi penale, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”, e dënueshme sipas nenit 288 të Kodit Penal.
BIK dhe “Mbreti Selman” do t’u dhurojnë 500 fëmijëve jetimë ...
Prokuroria Themelore në Prishtinë nesër mban konferencën për...
BQK lansoi Platformën për krahasimin e produkteve dhe shërbi...
Vazhdon “magjia” e Cole Palmer në Premier League
Evertoni i ndali me barazim tre gjigantët e Premier Leagues ...
39 vjet burgim dhe 260 mijë euro gjobë për 9 të akuzuarit në...