Ministria e Shëndetësisë informoi se sonte në Klinikën e Pulmologjisë në Shkup, një pacient i vendosur në dhomën për mbështetje të oksigjenit, ka nxjerrë maskën përmes së cilës po merrte oksigjen dhe ka ndezur një cigare.
Për shkak të rrjedhjes së oksigjenit në dhomë ka rënë zjarr dhe pacienti ka pësuar djegie të lehta në fytyrë dhe gjoks.
Stafi mjekësor kujdestar ka reaguar me shpejtësi, furnizimi me oksigjen është ndërprerë në kohë, gjë që ka parandaluar një shpërthim. Rasti është raportuar në polici nga Klinika, ndërsa pacienti i lënduar që ka shkaktuar zjarrin nuk ka lëndime me rrezik për jetën.
Nga zjarri nuk ka persona të lënduar, ndërsa nga dhoma e spitalit është dëmtuar një pjesë e vogël e dyshemesë./zhurnal/
Përmes veturës intelegjente policia identifikon 30 vetura të...
Djali i Donald Trump poston një foto të babait të tij ‘duke ...
Gresa e imiton Rovenën
Panik në kullën Eifel, zjarr në ashensor
Gucati: U njoftova nga Specialja se e kam përfunduar dënimin...
Anija ruse Ursa Major fundoset në Detin Mesdhe