Zoran Zaev lideri i LSDM sot e ka kundërshtuar ofertën e VMRO DPMNE-së për një qeveri pa shqiptarët në shkëmbim të votave të partisë së Nikola Gruevskit për të formuar qeverinë e re.
Zaev u ka thënë mediave maqedonase se oferta e Gruevskit, nuk është asgjë tjetër vetëm se do të shkaktonte skenarin për sistem federal në Maqedoni.
Ai ka thënë se Nikolla Gruevski po mashtron qytetarët edhe i nxjerë në rrugë, duke nxitur konflikte ndëretnike dhe intraetnike.
“Megjithatë qeveria do të krijohet dhe do funksionoj në të mirë të qytetarëve. Mos dhashtë zoti që të krijohet ndonjë konflikt ndëretnik ose intraetnik, pastaj nuk na duhet as qeveria as shteti, mjaft pak jemi edhe më tepër të ndahemi”, ka thënë Zaev.
Ai ka shtuar se kriza politike duhet patjetër të zgjidhet në mënyrë institucionale dhe jo në rrugë. Pasi do humb durimi dhe qytetarët tjerë do reagojnë kundër huliganëve të Gruevskit.
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...
Konjufca pret në takim një delegacion nga Azia Jugore, disku...
Regjimenti i Mjekësisë së FSK-së, merr pjesë në një ushtrim ...