RMV-ja nisi negociatat aderuese me BE-në më 19 Korrik 2022 dhe për momentin në vazhdë e sipër është skriningu dypalësh që realizohet me sukses dhe duhet të përfundojë deri në fund të vitit. Që të nis faza e dytë e negociatave aderuese, kusht janë ndryshimet kushtetuese dhe padyshim progresi në reformat.
Sipas burimeve të BE-së, siç përcjell “KlanM”, ky obligim del nga bisedimet dypalëshe RMV-Bullgari për futjen e bullgarëve në Kushtetutë. Bëhet fjalë për zgjedhje sovrane të vendit, kurse sipas shembujve të deritashëm RMV-ja ka një dosje të fuqishme lidhur me marrëdhëniet ndëretnike.
Sipas burimeve të BE-së mbetet të shihet nëse do të arrihet konsensusi për sigurimin e shumicës së nevojshme prej dy të tretave në Kuvend për ndryshimet kushtetuese, kurse momenti kritik do të jetë përfundimi i skriningut në fund të vitit. Nëse kjo nuk ndodh, procesi do të ndërpritet, paralajmërojnë nga BE-ja.
Marrëdhëniet ndërfqinjësore janë pjesa kyçe e negociatave aderuese dhe në këtë kontekst pritet zbatimi i marrëveshjeve dypalëshe si Marrëveshja e Prespës dhe Marrëveshje e Miqësisë me Bullgarinë me vullnet të mirë nga të gjitha palët, thonë nga BE-ja duke shtuar se Brukseli nuk dëshiron të importojë konteste.
Në Prishtinë vendoset pllaka përkujtimore e dëshmorit Ismet ...
Veshja më e shtrenjtë në historinë e boksit – Jake Paul kish...
Irani mohon që i dërguari i tij në OKB është takuar me Elon ...
E ardhmja dhe sfidat e kombëtares kosovare nën udhëheqjen e ...
Shtohen aksidentet në Shqipëri
Zelensky: Putin nuk është i interesuar për negociata