Nuk ka përparim në qëndrimet e vendeve anëtare të BE-së për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut pas takimit të sotëm të ambasadorëve në Luksemburg, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Pozicioni i Francës mbetet i pandryshuar në lidhje me negociatat me Tiranën dhe Shkupin. Paris konsideron se nevojitet më shumë kohë për të reformuar procesin e bisedimeve për vendet kandidate dhe prova të mëtejshme të luftës kundër korrupsionit dhe pavarësisë së gjyqësorit në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut. Zgjidhja e statusit të PSP-së dhe lëndëve të saj, Franca po i sjell vazhdimisht në tryezën e diskutimeve me partnerët evropianë, thanë disa burime diplomatike për AIM-në.
Sipas burimeve diplomatike franceze, Paris beson se ndërsa ka pasur përparim në reformën gjyqësore dhe luftën kundër korrupsionit në Maqedoninë e Veriut, “është gjithashtu e rëndësishme të shihen gjykime konkrete në një mënyrë të besueshme dhe objektive”.
Ministrat e Jashtëm do të përpiqen të arrijnë një kompromis nesër për të shmangur transferimin e dosjes te kryeministrat dhe presidentët, pasi disa kanë frikë se në nivelin e lidershipit Franca mund të ndikonte më lehtë në vendet e tjera anëtare dhe t’i bindte ata ta mbështesin atë në bllokadë.
Franca është i vetmi vend që është kundër dhënies së dritës së gjelbër për secilin vend, shumica e anëtarëve të BE-së duan të hapin bisedimet me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa një numër i vogël i vendeve janë në favor të hapjes së negociatave vetëm me Maqedoninë e Veriut. Këtu hyn edhe Holanda, e cila këtë e ka pozicioni zyrtar. Sidoqoftë, sipas burimeve diplomatike në Bruksel, Haga është e gatshme të solidarizohet me Francën nesër, në mënyrë që të mos izolohet nëse nuk ka ndarje nga Shqipëria.
Nëse ka marrëveshje, me siguri diçka do të shtohet, nuk do të jetë kusht shtesë, por mund të përmendet PSP që Franca e vendos rregullisht në tryezë”, tha një një diplomat nga vendet anëtare të BE-së për AIM-në./Telegrafi/
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...