Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, sot kishte fjalën e tij para Komisionit për Çështje Evropiane me rastin e marrjes së Kryesimit me Këshillin e BE-së nga ana e Republikës së Kroacisë.
“Urime për Republikën e Kroacisë, gjithashtu edhe Ambasadores SH.S. Tiganj, për kryesimin e parë historik me Këshillin e Unionit Evropian, për fillimin e shkëlqyer të kryesimit, për programin ambicioz, si dhe për prioritetet e caktuara precize dhe korrekte për këto gjashtë muaj”, theksoi Osmani duke potencuar se viti 2020 nuk është vetëm vit i Republikës së Kroacisë, po ashtu është edhe vit i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe vit i gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor.
“2020-ta vit i Maqedonisë së Veriut, sepse këtë vit, pas tre dekadash, e realizojmë qëllimin tonë të parë strategjik, anëtarësimin në NATO, dhe unë jam i bindur, se këtë vit do t’i fillojmë edhe negociatat për anëtarësim në BE”, shtoi Osmani.
Në këtë drejtim ai potencoi se më me rëndësi është që vendimi të merret dhe negociatat të fillojnë sa më shpejtë që është e mundur, që të vazhdojë procesi reformues, si dhe ndërtimi i shtetit evropian, me institucione të fuqishme demokratike dhe respektim i plotë i të drejtave fundamentale dhe barazi të të gjithë qytetarëve.
“Procesin e negociatave do ta fillojmë dhe nuk do të jetë i thjeshtë, por afatgjatë, përplot me sfida. Prandaj është e nevojshme që të gjithë të bëjmë përpjekje të përbashkëta dhe të kemi qasje konstruktive si garanci se këtë herë me sukses do ta kalojmë këtë rrugë”, theksoi mes tjerash Osmani.
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet