Osmani uron Gashin: Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut janë kontribuues kyç për perspektivën evropiane të saj

22:16 | 28 Maj 2024
E.H

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka uruar Afrim Gashin për zgjedhjen e tij në postin e kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

Osmani me anë të një postimi në platformën X, theksoi se shqiptarët e RMV-s kanë luajtur rol kyc për shtetndërtimin dhe shtetformimin e Maqedonisë së Veriut.

“Urime Kryetarit të sapozgjedhur të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, z. Afrim Gashi. Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut kanë luajtur rol kyç në shtetformimin dhe shtetndërtimin e Maqedonisë së Veriut ndërkaq sot janë kontribuues kyç për perspektivën evropiane të saj. Shtetet tona gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera fqinjësore, të bazuara në respekt të ndërsjellë, miqësi e bashkëpunim. I uroj Kryetarit Gashi shumë suksese në këtë pozitë të rëndësishme”, u shpreh Osmani./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme