Zv. kryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani, së bashku me delegacionin nga Sekretariati për Çështje Evropiane, mbajtën takim pune me përfaqësues e Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele kryesuar nga Drejtori Zoran Trajçevski.
“Puna e mediave dhe mbrojtja e lirisë të shprehjes publike janë sfera të rëndësishme ku ende na nevojitet progres për ti plotësuar standardet evropiane dhe të krijojmë kapacitet për menaxhim me sfidat bashkëkohore të lajmeve të rreme, përhapjen e gjuhës së urrejtjes etj.” theksoi Osmani.
“Kemi shans në periudhën që vijon të krijojmë atmosferë të drejtë dhe kompetitive në të cilën do të mbahen zgjedhjet e ardhshme presidenciale, dhe me të, të tregojmë pjekuri demokratike dhe shoqërore, e cila do të vlerësohet në Raportin e Komisionit Evropian, dhe në përmbajtjen e së cilës, sërish, do të varet konfirmimi i vendimit të vendeve anëtare të Samitit të qershorit, për fillimin e negociatave me BE-në këtë vit”, theksoi Osmani, duke potencuar bindjen të cilën e morri nga anëtarët e AShMAA-s, si dhe nga drejtori Trajçevski, për kapacitetin, përgatitjen dhe vendosmërinë e Agjencisë për të siguruar atmosferë të drejtë dhe garuese gjatë kohës së fushatës.
Takimi u realizua në kuadër të vizitave institucionale të zv. kryeministrit Osmani, institucioneve përkatëse për zbatimin e reformave që ishin të parapara në Planin 3-6-9 dhe Planin 18, si dhe zbatimi i detyrimeve tjera lidhur me integrimin evropian të vendit.
Superliga rikthehet në aksion me ndeshje interesante
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Sallës së Edukatës ...
Ukraina thotë se ka goditur një depo nafte dhe një stacion r...
Grafiti në “Car Lazar”, suspendohen gjashtë policisë për mos...
Aksidenti me fatalitet në Kaçanik, Policia jep detaje – ka r...
Kampusi i Kolegjit të Europës, Rama inspekton punimet