Zv.kryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani, sot ka folur në lidhje me anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian.
Ai tha se në muajin tetor të vitit të kaluar të gjithë kanë vërtetuar se Maqedonia e Veriut është e gatshme për t’i filluar negociatat për anëtarësim.
“Në vitin 2020 ka tre samite vendimtare. Ne punojmë për atë të 26 marsit. Raportet e rregullta të BE-së janë në prill. Nga BE-ja dëshirojnë të publikojnë raport të jashtëzakonshëm në shkurt që të ketë bazë se në çka të sillet vendimi në samitin e majit”.
“Por qëndrimi i tyre është se nuk do të ketë me çdo kusht raport nëse nuk ndjehet klimë se nuk mund të sillet vendim në mars, që të mos ketë edhe një rekomandim pa sukses në mars dhe në mënyrë plotësuese do t’i rrisë frustrimet te njerëzit. Ne nuk reteruam nga tetori që ta ndryshojnë vlerësimin për ne, e kjo është që të jemi më të përgatitur se cilido vend në historinë e BE-së që ka filluar me negociata”, tha Bujar Osmani për “Slloboden pecat”.
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele