Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani realizoi takim bilateral me homologun e tij italian, Antonio Tajani, njoftojnë nga MPJ.
Në fokus të bisedimeve, theksojnë nga MPJ, ishin procesi i anëtarësimit të vendit tonë në BE, dinamika rajonale dhe ripërtëritja e interesit për Iniciativën I8 ndërmjet Maqedonisë së Veriut, Italisë, Shqipërisë dhe Bullgarisë përgjatë Korridorit 8.
“Jemi dëshmuar si partner i përgjegjshëm dhe i besueshëm i BE-së dhe NATO-s, kemi kontribuuar në mbështetjen e përbashkët ndaj Ukrainës, duke përfshirë edhe atë ushtarake, veprojmë me njohuritë dhe ekspertizën e skriningut të BE-së dhe jemi të vendosur të zbatojmë ndryshimet kushtetuese, për të hapur klasterin e parë, sa më parë që është e mundur”, deklaroi Osmani.
Osmani, shtojnë nga MPJ, rikonfirmoi interesimin tonë për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë ndërmjet Maqedonisë së Veriut, Italisë, Shqipërisë dhe Bullgarisë përmes Iniciativës I8, me qëllim të përshpejtimit të projekteve investuese infrastruktrore, energjetike, digjitale dhe komunikuese përgjatë rrugës së Korridorit VIII të transportit trans-evropian, i cili në në të njëjtën kohë do të shërbejë si një platformë politike për avancimin e bashkëpunimit politik, ekonomik, kulturor social dhe të sigurisë.
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez