Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot realizoi takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarisë, Svetllan Stoev, në margjinat e takimit të Ministrave për Punë të Jashtme, pjesëmarrës në Procesin për Bashkëpunim me Evropën Juglindore, në Antalia, Turqi, njoftojnë nga MPJ.
Në takim bashkëbiseduesit riafirmuan përpjekjet e ndërsjella për të ruajtur në vazhdimësi ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe avancimin e tyre të mëtejmë si kontribut për stabilitet, siguri dhe prosperitet në rajon.
Me kujdes të veçantë u shqyrtuan perspektivat për të hapëruar në procesin e integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Në takim u theksua edhe vullneti i përbashkët për arritjen e rezultateve të qëndrueshme në ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore ndërmjet Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, për të përmbushur pritjet e qytetarëve të të dy vendeve.
Bashkëbiseduesit arritën në përfundim se zgjerimi dhe thellimi i marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve është në interes të përbashkët.
“Ne jemi plotësisht të përkushtuar dhe të gatshëm për t’i avancuar marrëdhëniet bilaterale me Bullgarinë, për rritjen e bashkëpunimit dhe kapërcimin e të gjitha sfidave. Bullgaria e mbështeti përparimin në integrimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, si dhe afrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian. Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në BE është interes strategjik i Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe jemi të bindur se të dy shtetet dhe të dy shoqëritë do të gjejnë forcën për t’i kapërcyer sfidat dhe mosmarrëveshjet, bazuar në vlerat evropiane dhe të nxitura nga besimi i fortë në një të ardhme të përbashkët, si pjesë e familjes së popujve demokratik evropian”, tha Osmani./Telegrafi/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?